Sport

Real Madridi refuzon një lojtar të madh me parametra zero euro… Ja arsyeja

Real Madrid tashmë e ka përjashtuar mundësinë e një lëvizjeje të madhe për zero euro!

7 Janar 2025, 10:30 Nga DOSJA

Real Madridi refuzon një lojtar të madh me parametra zero euro…

SPANJE - Vitet e fundit, Real Madridi është dalluar në tregun e transferimeve, duke bërë lëvizje të mëdha me zero euro (Mbappé, Alaba, Rüdiger...).

Për afatin kalimtar të verës së ardhshme, bëhet e ditur se Shtëpia e Bardhë planifikon të bëjë të njëjtën gjë me Trent Alexander-Arnold dhe Alphonso Davies, kontratat e të cilëve me Liverpool dhe Bayern Munich përfundojnë në fund të sezonit. Nëse operacioni duket se po shkon mirë për të parin, i dyti do të ishte shumë më hezitues dhe do t'i jepte përparësi klubit të tij. 

Pavarësisht gjithçkaje, kampionët në fuqi të Evropës nuk është se janë gati të ndërmarrin veprime rreth të gjithë lojtarëve në fund të kontratës së tyre. Në të vërtetë, sipas informacioneve nga Relevo, Merengue do të kishte refuzuar mundësinë për të rekrutuar Virgil van Dijk.

Agjentët e holandezit do t'ia kishin propozuar drejtuesve madrilenë, por këta të fundit nuk e ndoqën dhe e refuzuan, veçanërisht për shkak të moshës së kapitenit të Reds (33 vjeç), i cili në fund do të ishte në prag të vazhdimit të kontratës me liderin e Premier League. 

Me këtë vendim, Reali dëshiron të vazhdojë të ritheksojë besimin e tij tek lojtarët e tij, te të dëmtuarit afatgjatë David Alaba dhe Eder Militão, te lojtarët e rinj si Raul Asencio, por edhe të tjerë që mund të shërbejnë në këtë pozicion (Carvajal, Tchouaméni, Mendy...).

Në fund të takimit mes Liverpoolit dhe Madridit nëntorin e kaluar, Van Dijk u pyet edhe për një ardhje të mundshme në kryeqytetin spanjol: "Çfarë pyetjeje direkte (qesh). Nuk kam asgjë për të thënë," u shpreh ai.

Duke u pyetur për mungesën e qendërmbrojtësve për momentin në mesin e Merengue, holandezi tha: “Vërtet ata kanë Rüdiger atje… Siç e thashë tashmë, unë jam i përqendruar tërësisht në ndeshjen e radhës dhe kaq?"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll