6 Janar 2025, 16:30
Nga r.ll
sali berisha, pandeli majko
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha e quajti "kriminel elektoral". Përmes një postimi në Fcebook, Majko shprehet se e vetmja e vërtetë e Berishës është se "konfuzioni është kontroll". Deputeti socialist shprehet më tej duke ironizuar se ishte "kënaqësi që e dëgjonte duke e fyer", pasi sipas tij kjo do thonte se ka bërë gjënë e duhur.
POSTIMI I PLOTË:
Sali Berisha ka deklaruar sot në media se: “Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës…”
Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e sdo te shohin cmendurinë që kane para syve!
Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!
Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!
Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të!
Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur!
Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!

Më herët në konferencën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Pandeli Majkon për lidhje me krimin elektoral në Kukës, duke e përfshirë atë në aktivitete të paligjshme që lidhen me trafikun e drogës dhe armëve. Ai ka përmendur një ngjarje, ku sipas tij Majko dhe disa të tjerë, përfshirë drejtorin e OSHEE në Kukës, planifikonin të përdornin shtylla centrifugale për të realizuar një skemë të blerjes së votave, duke shpërndarë para në disa zona. Berisha ka kritikuar gjithashtu Pandeli Majkon për sjelljen e tij në Tiranë dhe lidhjet e tij me ministra të korruptuar, duke e quajtur atë një nga figurat më problematike të politikës shqiptare.
sali berisha pandeli majko
Politike
6 Janar 2025, 16:03
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti se fundmi ka folur në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit të vend. Gjatë fjalë...
Politike
6 Janar 2025, 16:02
r.ll
gjkko
TIRANË- Seanca gjyqësore për çështjen "Partizani" në GJKKO është shtyrë. Më 20 janar në or&...
Politike
6 Janar 2025, 15:35
E. D
Agron Shehaj dhe Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka sqaruar incidentin e ndodhur në Kuvend, ku u ...
Politike
6 Janar 2025, 15:10
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Të hënën, subjektet politike në Kosovë janë pajisur me numra, me të cilët do të g...
Politike
6 Janar 2025, 14:41
ZH.LL
Meta
TIRANË- Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se do të merret nesër në pyetje nga SPAK. Përmes një post...
Politike
6 Janar 2025, 14:45
M.B
Gentian Sula dhe Erion Veliaj
TIRANA- Biznesmeni i ndërtimit në Tiranë Gentian Sula, ka dëshmuar sot për më shumë s...
Politike
6 Janar 2025, 14:18
M.B
Ilir Meta
TIRANA- SPAK do të marrë në pyetje nesër kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta nën cilësinë ...
Politike
6 Janar 2025, 14:07
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në SPAK për të respektuar vendimin e GJKKO-së p&e...
Politike
6 Janar 2025, 14:02
I.A
Shorti
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve...
Politike
6 Janar 2025, 13:48
Meta
TIRANË- Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka theksuar se fatkeqësisht sot arsimi në Shqipëri është kthyer në nj...