Sport

BEFASI/ Ish-sulmuesi i Milanit, Patrick Kluivert do të jetë trajneri i ri i Indonezisë…

Misioni i ish-sulmuesit të Milanit, Ajaxit dhe Barcelonës do të jetë kualifikimi në Botërorin 2026 (Indonezia aktualisht është e treta në grupin e saj, pas Japonisë dhe Australisë).

6 Janar 2025, 13:38 Nga DOSJA

BEFASI/ Ish-sulmuesi i Milanit, Patrick Kluivert do të jetë trajneri i

INDONEZI - Patrick Kluivert është gati të rifillojë karrierën e tij si trajner. Ish-drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, i lindur në vitin 1976, në fakt do të bëhet trajneri i ri teknik i kombëtares indoneziane.

Kështu raporton Telegraaf , sipas të cilit misioni i ish-sulmuesit të Milanit, Ajaxit dhe Barcelonës do të jetë kualifikimi në Botërorin 2026 (Indonezia aktualisht është e treta në grupin e saj, pas Japonisë dhe Australisë).

Ka kaluar pak më shumë se një vit që nga trajningu i fundit i Kluivert: një përvojë e shkurtër prej vetëm pesë muajsh në stolin e Adana Demirspor. Kujtojmë se para aventurës së tij turke, ai kishte drejtuar kombëtaren e Curaçao dhe më parë kishte qenë asistent në kombëtaren e Kamerunit. Për të është gati një kontratë dyvjeçare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll