Aktualitet

Po transportonte 5 kg marijuanë me autobus, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Greqi

Policia greke ka ushtruar kontroll tek pasagjeri, i cili sapo kishte zbritur nga autobusi.

6 Janar 2025, 13:28 Nga ZH.LL
Po transportonte 5 kg marijuanë me autobus, arrestohet 28-vjeçari
marijuane-celular

GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur duke transportuar me autobus një sasi prej 5 kg marijuanë. Mësohet së ngjarja ka ndodhur në Volos të Greqisë. 

Policia greke ka ushtruar kontroll tek pasagjeri, i cili sapo kishte zbritur nga autobusi. Në momentin që ka mbërritur policia, pasagjeri është ndaluar teksa merrte një çantë udhëtimi nga zona e bagazheve.

Mësohet se brenda asaj çante, policia ka gjetur dhe sekuestruar 5 pako me nga 5 kg 189 gram marijuanë secila. Gjithashtu, janë sekuestruar 460 euro, 1 celular dhe 1 biletë.

Po transportonte 5 kg marijuanë me autobus, arrestohet 28-vjeçari

 

greqi kapet shqiptari

Sondazh

Poll