Politike

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç me të gjitha shpenzimet

Ai tha se ky shpërblim do jetë në proporcion me të ardhurat e familjes.

6 Janar 2025, 12:54 Nga M.B
Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se nëse PD vjen në pushtet do të vendosin shpërblimin për çdo fëmijë. Ai tha se ky shpërblim do jetë në proporcion me të ardhurat e familjes. Berisha tha se për qëllime demografike, shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë, të plotë nga lindja gjerë 23-vjeç me të gjitha shpenzime. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pa diskutim që do vendosim së pari shpërblimin për çdo fëmijë. Ky shpërblim do jetë në proporcion me të ardhurat e familjes. Së dyti, nuk mund të them me paketën e parë, por për qëllime strikt demografike, shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë, të plotë nga lindja gjer 23 vjeç me çdo lloj shpenzimi. Dhe kjo është faktuar që jep efekte.

Vendet që e kanë vendosur këtë praktikë, dhe në qoftë se ka një vend në Europë që e ka jetike këtë praktikë sot me këtë zbrazje të tmerrshme që i krijuan vendit, është Shqipëria. Fëmija i tretë i paguar nga shteti është një nga rrugët, përveç rikthimit të emigracionit, një nga rrugët e domosdoshme për ripopullimin e Shqipërisë. Shqipëria po shpopullohet, po ikin të gjithë, po mbesin trafikantë dhe hajdutë me Edi Ramën në krye.

sali berisha

Sondazh

Poll