Politike

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SPAK për masën "detyrim paraqitjeje"

Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

6 Janar 2025, 09:59 Nga M.B
Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SPAK për masën
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Në njoftimin e shpërndarë PD shprehet se më 6 janar në orën 09:30 do të mobilizojnë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. PD më tej shprehet se do jenë aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Berishës.

sali berisha

Sondazh

Poll