Sport

Leo Messi justifikohet për mungesën në Shtëpinë e Bardhë: “Angazhime paraprake”

Futbollistit argjentinas iu dha Medalja Presidenciale e Lirisë, dekorata më e lartë civile në SHBA, por ai mungoi në ceremoninë e organizuar me këtë rast

5 Janar 2025, 18:53 Nga DOSJA

Leo Messi justifikohet për mungesën në Shtëpinë e

SHBA - Lionel Messi u nominua këtë të shtunë nga presidenti amerikan Joe Biden me Medaljen Presidenciale të Lirisë, dekorata më e lartë civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Megjithatë, futbollisti argjentinas që luan për Inter Miami nuk mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington DC dhe përfundoi duke e justifikuar mungesën e tij me një deklaratë zyrtare.

“Shtëpia e Bardhë ka njoftuar FIFA-n, e cila ka njoftuar klubin në fund të dhjetorit, se Leo do të nderohej me këtë mirënjohje”, nis duke iu referuar dokumentit të përgatitur nga përfaqësuesit e ndërkombëtarit argjentinas, duke vijuar:

“Leo, përmes klubit, i dërgoi një letër Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se ndihej thellësisht i nderuar dhe se do të ishte një privilegj i thellë të merrte këtë mirënjohje, por se, për shkak të konflikteve në planifikim dhe angazhimeve të mëparshme, ai nuk do të ishte në gjendje të ishte i pranishëm dhe theksoi se shpreson të jetë i pranishëm në të ardhmen."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll