Aktualitet

"Pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash!" Ekzekutimi i 33-vjeçarit në Shkodër/ Fqinji dëgjoi të shtënat, por mendoi se vinin nga dasmorët

Në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit, të vrarë me armë zjarri.

5 Janar 2025, 10:16 Nga M.B
"Pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash!" Ekzekutimi i
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër, nga ku mësohet se një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët.

Po ashtu mësohet se në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit, të vrarë me armë zjarri. Pas verifikimeve nga policia, turpi i të ndjerit është transportuar me ambulancë drejt morgut spitalit të Shkodrës.

shkodra

Sondazh

Poll