Sport

VIDEO/ Rrahmani pas fitores ndaj Fiorentinës: “Titulli kampion? Akoma shpejt të flasim!”

Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, ka folur për DAZN në fund të ndeshjes së fituar me rezultatin 3-0 ndaj Fiorentinës.

4 Janar 2025, 23:56 Nga DOSJA
VIDEO/ Rrahmani pas fitores ndaj Fiorentinës: “Titulli kampion? Akoma

ITALI - Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, ka folur për DAZN në fund të ndeshjes së fituar me rezultatin 3-0 ndaj Fiorentinës: “Kemi bërë një lojë të shkëlqyer që në fillim, kemi krijuar por ka munguar pasimi i fundit ndërsa në të dytën kanë mbërritur edhe golat”.

“Meritat i shkojnë trajnerit tonë, ne lëvizim më shumë me opsione të ndryshme dhe secili prej nesh mund të jetë i rrezikshëm në sulm. Titulli kampion? Është shumë herët për të folur për këtë, ne jemi vetëm në gjysmë të kampionatit. Duhet të shikojmë ndeshjen e radhës, kemi shumë të vështira përpara”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll