Sport

VIDEO/ Nuk ka fitues, por ndeshja e parë e Serisë A do të kujtohet për golin e veçantë!

Ndeshja e parë në Serinë A e 2025 përfundon në barazim, në një përplasje direkte për shpëtim Venecia dhe Empoli nuk kaluan përtej 1-1.

4 Janar 2025, 23:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Nuk ka fitues, por ndeshja e parë e Serisë A do të

ITALI - Ndeshja e parë në Serinë A e 2025 përfundon në barazim, në një përplasje direkte për shpëtim Venecia dhe Empoli nuk kaluan përtej 1-1.

Skuadra vendase kaloi në epërsi që në minutën e 5-të falë një gabimi të Vasquez, i cili goditi Pohjanpalo në tentativë për një largim të gjatë, por duke bërë që topi të futej në portën e tij. Ky gol i parë i 2025 në Serinë A është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Reagimi i Empolit ishte i ashpër dhe efektiv, duke e detyruar Stankovic të bënte disa ndërhyrje vendimtare deri në golin e barazimit të ndërtuar nga Colombo dhe të finalizuar nga i zakonshmi Sebastiano Esposito.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll