4 Janar 2025, 17:56
Nga N.F
Kore e Jugut
KORE E JUGUT- Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Yoon Suk Yeol. Ndërkohë në kryeqytetin e vendit u mbajtën protesta kundër dhe pro Yoon.
Mijëra protestues u mblodhën në qendër të Seulit të shtunën për të kërkuar arrestimin e menjëhershëm të presidentit të shkarkuar nga parlamenti të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol. Protestuesit dënuan vendimin e tij për të sfiduar përpjekjet e hetuesve për ta arrestuar të premten.
“Nën drejtimin e Yoon Suk Yeol, policia i shtypi protestuesit me forcë. Ndjej zemërim të madh sepse policia po tregohet kaq e pabindur duke mos zbatuar urdhrin e arrestit për të”, tha një protestues kundër Presdientit Yeol.
“Shpresoj që secili prej nesh të bashkohet që vendi ynë Koreja e Jugut të lëvizë drejt një demokracie të vërtetë”, tha një tjetër protestues kundër Presdientit Yeol.
Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Yoon Suk Yeol.
Agjencia kundër korrupsionit e vendit tha se i tërhoqi hetuesit e saj për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre, pasi forcat e ruajtjes presidenciale nuk i lejuan ata të hynin në rezidencën e zotit Yoon për orë të tëra. Po ashtu mbështetës të zoti Yoon dolën në rrugë, në përkrahje të tij.
“Tani, vendi ynë po lufton kundër agjentëve kinezë dhe atyre që i nënshtrohen socializmit. Por ne do të shërohemi shpejt. Presidenti ynë, Yoon Suk Yeol është në ballë të kësaj lufte”, deklaroi një protestues pro Presdientit Yeol.
“Tetë vjet më parë, ata hoqën padrejtësisht Presidenten Park Geun-hye dhe tani ata po përpiqen të largojnë edhe Presidentin Yoon, bazuar në akuza absurde. Nuk ka asnjë problem nëse presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme”, deklaroi një tjetër mbështetës i Presdientit Yeol.
Ngjarjet e të premtes ndodhën në vazhdën e një muaji të trazuar politik që filloi me 3 dhjetor, kur Presidenti Yoon, një ish prokuror konservator, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme u shfuqizua shpejt nga ligjvënësit, të cilët më vonë votuan për të shkarkuar Yoon dhe pezulluan kompetencat dhe detyrat e tij presidenciale, por vendimi përfundimtar për shkarkimin e tij tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese e vendit. Yoon e ka mbrojtur dekretin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si një akt të domosdoshëm qeverisjeje./VOA
protesta ne korene e jugut yoon suk yeol
Bota
4 Janar 2025, 17:26
N.F
Foto ilustruese
ETIOPI- Tërmetet e shumta dhe të njëpasnjëshme të cilat kanë goditur dje dhe sot Etiopinë kanë...
Bota
4 Janar 2025, 16:51
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Dy burra janë arrestuar pasi policia franceze kapi më shumë se dy ton kokainë me vlerë 130 milion&eum...
Bota
4 Janar 2025, 16:36
E. D
Tomiko Itooka
JAPONI- Tomiko Itooka, e shpallur si gruaja më e vjetër të botë, sipas rekordeve Guinness, ka vdekur në moshën ...
Bota
4 Janar 2025, 15:58
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB njoftoi sot se parandaloi një sulm të madh me bombë në&n...
Bota
4 Janar 2025, 15:49
E. D
foto ilustruese
GAZA- 12 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në qytetin e Gazës të shtun&e...
Bota
4 Janar 2025, 15:12
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Forcat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë në Uashington dhe në zonën përreth p...
Bota
4 Janar 2025, 15:03
N.F
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heton dy shtetas maqedonas të cilët kanë marrë...
Bota
4 Janar 2025, 14:54
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të shtunën se kryeministri i Kosovë...
Bota
4 Janar 2025, 14:38
E. D
foto ilustruese
SHBA- Mjeku i Përgjithshëm i SHBA-së, Vivek Murthy udhëzoi sot që në etiketat e pijeve alkoolike të...
Bota
4 Janar 2025, 14:37
I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar komentet “çoroditëse” të miliarderit Elon Musk, dhe mb&...