Bota

Parandalohet një sulm me bombë në Yekaterinburg, Shërbimi Federal i Sigurisë ruse arreston 4 adoleshentë

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë tha se të arrestuarit ndanin idetë e një organizate terroriste të ndaluar në Rusi dhe planifikonin të kryenin një akt terrorist duke përdorur një mjet shpërthyes të improvizuar në zonat e mbushura me njerëz në Yekaterinburg.

4 Janar 2025, 15:58 Nga N.F
Parandalohet një sulm me bombë në Yekaterinburg, Shërbimi
Foto ilustruese

RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB njoftoi sot se parandaloi një sulm të madh me bombë në Yekaterinburg, qyteti i katërt më i madh në Rusi. Në lidhje me ngjarjen FSB arrestoi katër të rinj që dyshohet se po planifikonin të shpërthyen një bombë në një zonë të mbushur me njerëz.

FSB tha se kishte sekuestruar pjesë për një pajisje shpërthyese të improvizuar dhe se hetuesit në rajonin e Sverdlovsk kishin nisur një hetim penal. Katër adoleshentët janë shtetas rusë të lindur në 2007 dhe 2008 por identiteti i tyre nuk është publikuar ende.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë tha se të arrestuarit ndanin idetë e një organizate terroriste të ndaluar në Rusi dhe planifikonin të kryenin një akt terrorist duke përdorur një mjet shpërthyes të improvizuar në zonat e mbushura me njerëz në Yekaterinburg. Ai shtoi se dy nga të arrestuarit ishin përfshirë në një zjarrvënie në një automjet të Ministrisë së Brendshme. Agjencia e lajmeve Interfax raportoi se zjarrvënia ka ndodhur më 22 dhjetor 2024.

rusi fsb arrestohen 4 adoleshente

Sondazh

Poll