4 Janar 2025, 15:49
Nga E. D
foto ilustruese
GAZA- 12 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në qytetin e Gazës të shtunën në mëngjes, njoftuan mjekët palestinezë, ndërsa ndërmjetësuesit në Katar, nisën një përpjekje të re për një marrëveshje armëpushimi.
Ky sulm e çon numrin e viktimave në 62 gjatë 24 orëve të fundit, thanë autoritetet shëndetësore palestineze. Banorë dhe mjekë thanë se së paku 14 vetë kishin qenë në banesën e familjes Al-Ghoula kur ndodhi sulmi në orët e para të mëngjesit. Një dëshmitar tha për agjencinë e lajmeve Reuters se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Deri tani nuk ka patur një deklaratë nga ushtria izraelite lidhur me ngjarjen.
Ushtria tha në një deklaratë të shtunën se kishte vazhduar operacionet këtë javë në qytetin Beit Hanoun në skajin verior të rajonit, ku ushtria ka vepruar prej tre muajsh dhe se kishte shkatërruar një kompleks ushtarak që ishte përdorur nga Hamasi.
Shtimi i operacioneve ushtarake izraelite dhe rritja e numrit të palestinezëve të vrarë gjatë ditëve të fundit ndodh ndërsa janë ripërtërirë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës 15-mujore dhe për kthimin e pengjeve izraelite, përpara se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar.
Negociatorët e Izraelit shkuan të enjten në Doha, për të rifilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti. Administrata e Presidentit Joe Biden, e cila po ndihmon në bisedime, i bëri thirrje Hamasit të premten që të pranojë një marrëveshje. Hamasi deklaroi se ishte i angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje, por mbetet e paqartë se sa pranë arritjes së saj janë palët./VOA
lufta ne gaz
Bota
4 Janar 2025, 15:12
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Forcat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë në Uashington dhe në zonën përreth p...
Bota
4 Janar 2025, 15:03
N.F
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heton dy shtetas maqedonas të cilët kanë marrë...
Bota
4 Janar 2025, 14:54
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të shtunën se kryeministri i Kosovë...
Bota
4 Janar 2025, 14:38
E. D
foto ilustruese
SHBA- Mjeku i Përgjithshëm i SHBA-së, Vivek Murthy udhëzoi sot që në etiketat e pijeve alkoolike të...
Bota
4 Janar 2025, 14:37
I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar komentet “çoroditëse” të miliarderit Elon Musk, dhe mb&...
Bota
4 Janar 2025, 14:15
E. D
pamje nga vendngjarja
KINË- Një zjarr në një treg perimesh në provincën veriore të Kinës, Hebei, vrau tetë per...
Bota
4 Janar 2025, 13:33
E. D
flamujt në gjysmë shtizë
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump është ankua lidhur me vendimin për të mbajtur fl...
Bota
4 Janar 2025, 13:22
E. D
Marjorie Taylor Greene
SHBA- Pak pasi Mike Johnson u duk se ishte dy vota më pak për të ruajtur drejtimin e Dhomës së Përfaq...
Bota
4 Janar 2025, 12:14
E. D
foto ilustruese
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të shtunën se nënsekretari amerikan i Shtetit p&e...
Bota
4 Janar 2025, 10:48
I.A
marka
GJERMANI- Edhe pas gati një gjysmë shekulli të prezantimit të valutës euro, gjermanët vazhdojnë të këmbe...