4 Janar 2025, 15:12
Nga N.F
Foto ilustruese
SHBA- Forcat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë në Uashington dhe në zonën përreth po mobilizojnë përforcime, ndërsa përgatiten për sigurimin e tre aktiviteteve të rëndësishme në kryeqytetin e vendit. Këto zhvillime vijnë pas sulmit në ditën e Vitit të Ri në Nju Orlins dhe shpërthimit në kamionin Cybertruck, të kompanisë Tesla, përpara Hotelit Ndërkombëtar Trump në Las Vegas.
Aktiviteti i parë do të mbahet të hënën, kur Kongresi i ri mblidhet për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, katër vite pas trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol. Aktiviteti i dytë do të jetë funerali shtetëror për ish-Presidentin Jimmy Carter, duke filluar me ceremoni që fillojnë të martën dhe përfundojnë të enjten.
Aktiviteti i fundit do të jetë më 20 janar, kur do të inaugurohet Presidenti i zgjedhur Donald Trump.
“Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë. Kemi tre aktivitete (të veçanta të sigurisë kombëtare) brenda një periudhe prej 15 ditësh”, u tha të premten gazetarëve Matt McCool, nga zyra në Uashington e Shërbimit Sekret.
“Por, dua t’ju them se u përshtatemi nevojave. Kemi punuar prej vitesh për aktivitete të tilla. Kështu që do të jemi të përgatitur”, tha ai.
Megjithë shqetësimet e krijuara pas sulmit në Nju Orlins dhe shpërthimin në Las Vegas, zyrtarët e sigurisë deri më tani kanë besim se aktivitetet në Uashington do të zhvillohen të sigurta.
“Nuk kemi ndonjë kërcënim të besueshëm apo konkret në lidhje me këto aktivitete”, tha David Sundberg, ndihmës drejtor në zyrën e FBI-së në Uashington.
Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të sigurisë kanë marrë masa të shtuara, duke patur parasysh se qyteti dhe rajoni po përballen me një mjedis me rrezikshmëri të shtuar.
Shërbimi Sekret tha të premten se po sillte agjentë nga i gjithë vendi për të rritur praninë, e cila ishte sidoqoftë në nivelin më të lartë të tre viteve të fundit. Departamenti Metropolitan i Policisë së Uashingtonit tha se ka shtuar rreth 4 mijë policë nga departamente të ndryshme nga mbarë vendi.
Garda Kombëtare e kryeqytetit konfirmoi se ka miratuar kërkesa për mbështetje të mëtejshme, përfshirë vendosjen në dispozicion të 500 anëtarëve të tjerë të gardës, për certifikimin e zgjedhjeve në 6 janar dhe oficerët ndërlidhës për funeralin shtetëror.
Po shqyrtohet edhe një kërkesë shtesë për 7,800 ushtarakë të tjerë nga garda për sigurimin e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump.
“Një mori masash sigurie, të dukshme dhe të padukshme, do të merren në koordinim, për t’u siguruar mirëfunksionimi i planit gjithëpërfshirës”, tha agjenti i Shërbimit Sekret, McCool.
Policia e Uashingtonit njoftoi se masat e rritura të sigurisë hyjnë në fuqi të dielën. Oficerë të specializuar do të dislokohen në mbarë qytetin për të qenë në gatishmëri në rast të ndonjë emergjence.
Policia e Kapitolit, e cila ka 2,400 oficerë dhe punonjës civilë që janë përgjegjës për mbrojtjen e Kapitolit dhe anëtarët e Kongresit, njoftoi se është tashmë më e përgatitur për emergjencat, krahasuar me katër vite më parë./ VOA
shba masa sigurie
Bota
4 Janar 2025, 15:03
N.F
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heton dy shtetas maqedonas të cilët kanë marrë...
Bota
4 Janar 2025, 14:54
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të shtunën se kryeministri i Kosovë...
Bota
4 Janar 2025, 14:38
E. D
foto ilustruese
SHBA- Mjeku i Përgjithshëm i SHBA-së, Vivek Murthy udhëzoi sot që në etiketat e pijeve alkoolike të...
Bota
4 Janar 2025, 14:37
I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar komentet “çoroditëse” të miliarderit Elon Musk, dhe mb&...
Bota
4 Janar 2025, 14:15
E. D
pamje nga vendngjarja
KINË- Një zjarr në një treg perimesh në provincën veriore të Kinës, Hebei, vrau tetë per...
Bota
4 Janar 2025, 13:33
E. D
flamujt në gjysmë shtizë
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump është ankua lidhur me vendimin për të mbajtur fl...
Bota
4 Janar 2025, 13:22
E. D
Marjorie Taylor Greene
SHBA- Pak pasi Mike Johnson u duk se ishte dy vota më pak për të ruajtur drejtimin e Dhomës së Përfaq...
Bota
4 Janar 2025, 12:14
E. D
foto ilustruese
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të shtunën se nënsekretari amerikan i Shtetit p&e...
Bota
4 Janar 2025, 10:48
I.A
marka
GJERMANI- Edhe pas gati një gjysmë shekulli të prezantimit të valutës euro, gjermanët vazhdojnë të këmbe...
Bota
4 Janar 2025, 10:28
I.A
Pacientet
KINË- Kina po përballet me një fenomen të ri shëndetësor që ka shkaktuar shqetësim të gjerë pas...