Bota

Tragjedi në Kinë/ Tetë të vdekur dhe 15 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në një treg

Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit në qytetin Zhangjiakou, i cili u shua pak më shumë se një orë pasi shpërtheu rreth orës 8:40 të mëngjesit.

4 Janar 2025, 14:15 Nga E. D
Tragjedi në Kinë/ Tetë të vdekur dhe 15 të lënduar
pamje nga vendngjarja

KINË- Një zjarr në një treg perimesh në provincën veriore të Kinës, Hebei, vrau tetë persona dhe plagosi 15. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit në qytetin Zhangjiakou, i cili u shua pak më shumë se një orë pasi shpërtheu rreth orës 8:40 të mëngjesit.

Videot e postuara në rrjete sociale, tregojnë tym dhe flakë masive. I identifikuar si tregu i perimeve Liguang në disa media, ai u hap në vitin 2011 dhe shet artikuj që variojnë nga frutat dhe ushqimet e detit deri tek pajisjet elektronike. Ndërkohë ende nuk ka detja lidhur me shkakun e saktë të kësaj tragjedie.

 

Sondazh

Poll