Aktualitet

“Jemi bërë të marrim një gotë hèlm”/ Banorja e prekur nga tèrmeti nis të qajë: Jemi në deprèsion, në bashki na n

3 Janar 2020, 11:52 Nga DOSJA
“Jemi bërë të marrim një gotë hèlm”/

Durrës- Vijojnë shqetësimet e banorëve të prekur nga tërmeti. Nga shteti u është premtuar banorëve të prekur nga tërmeti, se duhet të dalin nga hotelet pasi do të strehohen në shtëpitë me qera, subvencionin e të cilave do ta paguajë shteti deri kur të ndërtohen shtëpitë e reja.

Por si është gjendja në terren? 

Banorët shpehen se nuk po gjejnë dot shtëpi me qera pasi çmimet janë rritur shumë.Po kështu, sipas banorëve, pronarët nuk duan të bëjnë kontrata për të dhënë banesa me qera, pasi nuk duan të  paguajnë 15%  të taksës në shtet.

Njëra prej banoreve është shprehur për Report Tv se po kalon në dèpresion, pasi gjendja psikologjike e tyre është e rëndùar.

“Po na nxorën jashtë, do të shkojmë para bashkisë. Nuk jam lajmëruar akoma për të ikur, presim. Në bashki të nxjerrin jashtë. Kemi kërkuar banesa me qira, por nuk ka. Ikim në mëngjes dhe vijmë në darkë, gjithë ditën rrugëve. Edhe po na nxorën jashtë do të shkojmë para bashkisë. Pak jemi të strehuar nga tërmeti, por tani edhe këtë….Po kalojmë në dèpresion, jemi bërë të marrim një gotë hèlm dhe ta pimë të gjithë më mirë” tha ajo.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjikpasi humbën jetèn 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Kryeminsitri premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e prekur nga tërmeti tragjedia e 26 nentorit 2019 banorët e prekur nga tërmeti tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Janar 2020, 11:06

TIRANË- Pas 16 muajsh hètim, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ka përfunduar hetimet sot për të àrrestuarit e 19 tetorit 2018, të àkuzuar...