Aktualitet

Çfarë nuk u pa nga nata e ndërrimit të viteve, kuksianët xhirojnë si të “çmendur” gomat e makinës përqark rrethrro

3 Janar 2020, 10:12 Nga DOSJA
Çfarë nuk u pa nga nata e ndërrimit të viteve,

HAS- Mbrëmjen e 31 dhjetorit ku edhe të gjithë shqiptarët po festonin natën e ndërrimit të viteve, ndryshe nga vitet paraardhëse nuk kishte incidente apo  aksidente, dhe kjo sipas policisë ishte  falë masave të  marra paraprakisht.

Ndërkohë në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet që në Has të Kukësit festimet i paskan kaluar pritshmëritë dhe të rinjtë kanë festuar në një  mënyrë të “çmendur” Vitin e  Ri 2020.

Në video shihet që disa dy-tre makina me shpejtësi  të lartë ecin përqark një rrethrrotullimi ku është vendosur edhe bredhi i Vitit të Ri teksa xhirojnë gomat dhe krijojnë një situatë  aspak të këndshme gjatë festave.

Të tilla video si kjo tregojnë çfarë nuk u pa nga mbrëmja e 31 dhjetorit, me siguri si ky rast apo rasti i disa qytetarëve që në vend të fishekzjarreve përdorën ármët e zjarrit ka pasur shumë në vendin tonë për Vitin e Ri.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet has kukes kuksianet viti i ri xhirojne gomat has kukes kuksianet viti i ri xhirojne gomat

Sondazh

Poll