Aktualitet

Po dërgonte 3 të huaj në kufi, arrestohet 54-vjeçari. Policía: U kishte marrë para, për t’i nxjerr jashtë vendin

3 Janar 2020, 08:50 Nga DOSJA
Po dërgonte 3 të huaj në kufi, arrestohet 54-vjeçari.

ELBASAN- Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga Policía, pasi akuzohet se po i jepte ndihmë tre shtetasve të huaj për të kaluar në mënyrë të palígjshme kufirit. Sipas një njoftimi nga blutë e Elbasanit, bëhet me dije se ai shtetasi E.J. 54-vjeçar u kishte marrë para dhe do i dërgonte në kufi.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte disa shtetas të huaj drejt Shkodrës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: E.J., 54 vjeç, banues në Sauk, Tiranë”, shkruan Policía.

NJOFTIMI I PLOTË

Parandalohet e goditet një tjetër tentativë për dhënie  ndihmë për kalim të palígjshëm të kufirit shtetasve nga vendet e treta. Vihet në pranga një 54 vjeçar. Specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafíqeve të paligjshme, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte disa shtetas të huaj drejt Shkodrës,  bënë kapjen  dhe arrestimin  në flagrancë  të shtetasit: E.J., 54 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

Ky shtetas  u kap  nga shërbimet e Policisë në qytetin e Prrenjasit duke transportuar me mjeti e tij  tre shtetas të huaj në drejtim të Shkodrës me qëllim  dhënien  ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligjshem kalim i paligjshem policia elbasan emigrante te paligjshem kalim i paligjshem policia elbasan

Sondazh

Poll