Aktualitet

Deportimi i Çelik, aktivistja nga Kosova: Thaçi e Rama servila të Erdogan, të vetmit që i kanë bërë shërbime të tilla.

3 Janar 2020, 10:49 Nga DOSJA
Deportimi i Çelik, aktivistja nga Kosova: Thaçi e Rama servila

KOSOVË- Aktivistja e njohur nga Kosova, Arbana Xharra, ka reaguar për deportimin e mesuesit turk, Harun Çelik, që u raportua për herë të parë nga Dosja.al. Në një reagim në Facebook, Xharra, shkruan se deportimi me dhunë i një shtetasi të huaj është një turp dhe tregon sindromën e Stokholmit për liderët në Shqipëri e Kosovë.

Sipas saj Rama dhe Thaçi janë të vetmit përfaqësues të shteteve “pro perëndimore”, që i bëjnë këtë shërbim Erdoganit, duke dërguar të përndjekurit e organizatës FETO në Turqi tqë përballen me denime të ashpra dhe vrasje.

REAGIMI I PLOTË

Sindromi i Stokholmit duhet të jetë pjesë e pashlyeshme e mentalitetit shqiptar: Në mars të vitit 2018 ishte Hashim Thaçi ai që i drejtoi plotë “gylenistë“ drejt kazamateve të tiranit të Bosforit. Në Janar të vitit 2020 pasoi veziri i dytë: Edi Rama kësaj radhe ia shtriu pjatën me viktima Erdoganit. Rama dhe Thaçi janë të vetmit përfaqesues te shteteve “pro perendimore”, nënvizojmë: te vetmit, që i bëjnë këtë shërbim Erdoganit.

Asnjë shtet tjetër, sërish nënvizojmë, asnjë shtet Evropian e as SHBA nuk kane pranuar që të deportojnë qytetarë turq nën thikat e diktatorit Erdogan. E kolegu i tyre Vuçiqi del të jetë po aq dinjitoz sa parardhësit e tij të cilët ishin të privilegjuar nga osmanët dhe zhvatnin sulltanët truzbrazët për interesat e veta etnike. Shqiptarët si duket nuk e kanë këtë dinjitet, klasat e tyre politike si duket servilitetin e kanë në damirin historik të qafës së tyre të hollë. Turp.

Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arbana xharra deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik arbana xharra deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik

Sondazh

Poll