Sport

Arne Slot nuk ka ndërmend "të bëjë shaka", përpara sfidës me Manchester United...

Lojtarët e Manchester United janë “shumë më të mirë se sa tregon renditja aktuale”, paralajmëroi Arne Slot, trajneri i liderit Liverpool, të premten, dy ditë përpara se të presë ndeshjen e 14-të në Premier League (e diel, ora 17:30).

3 Janar 2025, 15:20 Nga DOSJA

Arne Slot nuk ka ndërmend "të bëjë shaka",

ANGLI - Lojtarët e Manchester United janë “shumë më të mirë se sa tregon renditja aktuale”, paralajmëroi Arne Slot, trajneri i Liverpool, këtë të premte.

Klubi, lider i Premier League, do të presë të dielën (17:30), me rastin e ditës së 20-të, “Djajtë e Kuq”, të cilët renditen të katërmbëdhjetët në kampionat, me 23 pikë më pak.

Në një konferencë për shtyp, Slot u pyet nëse planifikonte të përfitonte nga ardhja e "një prej skuadrave më të këqija që MU ka pasur ndonjëherë", për të pushuar disa lojtarë. 

"Kjo është një pyetje e çuditshme,- u përgjigj ai pas një të qeshure. - Sigurisht që nuk kam ndërmend të pushoj asnjë lojtar, është një ndeshje e rëndësishme. Mund t'i duhet pak kohë Ruben Amorimit (menaxheri i Manchester United) për të nxjerrë në pah cilësitë e lojtarëve të tij, por ai është i sigurt se skuadra do të përmirësohet”.

Pasardhësi i Jürgen Klopp që nga vera e kaluar, Slot pati një fillim pothuajse të përsosur në gjysmën e tij të parë të sezonit. Fillimi është shumë më i ngadaltë për Amorimin, i cili erdhi nga Sporting në nëntor.

“Djajtë e Kuq” kanë humbur dukshëm pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Premier League, para se të vijnë në Anfield të dielën për t'u përballur me rivalin e tyre më të madh në Angli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll