3 Janar 2025, 14:48
Nga N.F
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetarin i Partisë Demokratik, Luçiano Boçi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Apeli i GJKKO-së rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj Berishës duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj.
Në reagimin e tij Boçi shkruan se drejtësia politike po përdor SPAK-un si kapak për krimet e Ramës. Sipas tij SPAK po përdoret si dajak për opozitën dhe po përdor GJKKO për ta çuar drejtësinë në K.O. Ai shtoi se drejtësia e pushtuar nga frika politike ndaj Sali Berishës e opozitës dhe e verbuar nga revanshi politik, është për një vend më destruktive se dhe vetë Kaosi. Boçi shkruan se ky vendim është diktuar në zyra politike dhe se drejtësia sot është “afërmendsh” aneksi zgjedhor i PS.
Reagimi i plotë Luciano Boçit:
Për ata që ende çirren e besojnë se ka drejtësi në këtë vend të shpopulluar nga njerëzit dhe nga vlerat dhe ende nuk shohin batakun politik ku ajo noton, le të gjykojnë sot se çfarë domethënie ka vendimi i sotëm ndaj Sali Berishës.
Një drejtësi politike që përdor një SPAK për kapak për Ramën e krimet e tij, një SPAK si kajmak për vemjet e dala nga gjirizi sorosian e një SPAK si dajak për opozitën dhe që përdor GJKKO për ta çuar drejtësinë në K.O, është një Padrejtësi e padurueshme. Drejtësia e pushtuar nga frika politike ndaj Sali Berishës e opozitës dhe e verbuar nga revanshi politik, është për një vend më destruktive se dhe vetë Kaosi.
Njerëz mos besoni më vendimet e diktuara në zyra politike! Drejtësia sot është “afërmendsh” aneksi zgjedhor i PS. Bashkohuni me opozitën për të ndarë njëherë e mirë drejtësinë nga padrejtësia politike që sundon prej vitesh midis nesh!

berisha luciano boci
Politike
3 Janar 2025, 14:20
N.F
Balliu
TIRANË- Koordinator i Rajonit të Tiranës në PD, Klevis Balliu ka reaguar se fundmi për mes një postimi në ll...
Politike
3 Janar 2025, 13:52
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane "Corriere Della Sera" ku thotë se maj...
Politike
3 Janar 2025, 14:11
N.F
Kelliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar së fundmi pë...
Politike
3 Janar 2025, 13:54
N.F
Edward Joseph
KOSOVË- Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph së fundmi është shprehur se Ballkani nuk do të bëhet n&...
Politike
3 Janar 2025, 13:45
ZH.LL
Gjekmarkaj-Berisha
TIRANË- Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, e ka cilësuar vendim absurd caktimin e masës "detyrim paraqitje" pë...
Politike
3 Janar 2025, 13:34
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj tha sot lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm se prokuror...
Politike
3 Janar 2025, 12:57
M.B
Amer Kapetanoviç
SARAJEVA– Amer Kapetanoviç ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm...
Politike
3 Janar 2025, 11:35
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, tha për mediat pas vendit të Apelit t&e...
Politike
3 Janar 2025, 11:23
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Gjykata e Apelit të posaçëm rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest sht...
Politike
3 Janar 2025, 09:35
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë sot ankimimin e SPAK, që kërkon rikthimin e kreut të Partisë ...