Politike

"PD do ta fitojë bindshëm edhe këtë betejë," Këlliçi: Vendimi i sotëm për tu çmallur dy herë në muaj me Berishën, tregoi se regjimit i ka hyrë frika në palcë!

Në reagimin e tij Këlliçi shkruan se ky është një vendim krejtësisht absurd dhe tërësisht politik. Sipas tij vendimi për detyrim paraqitje dy herë në muaj në këtë fazë të procesit, kur hetimet kanë përfunduar është afërmendsh një qokë politike për Narkoshtetin e parë në Europë.

3 Janar 2025, 14:11 Nga N.F
"PD do ta fitojë bindshëm edhe këtë betejë,"
Kelliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Apeli i GJKKO-së rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj. 

Në reagimin e tij Këlliçi shkruan se ky është një vendim krejtësisht absurd dhe tërësisht politik. Sipas tij vendimi për detyrim paraqitje dy herë në muaj në këtë fazë të procesit, kur hetimet kanë përfunduar është afërmendsh një qokë politike për Narkoshtetin e parë në Europë. Ai shton se vendimin e sotëm për tu çmallur dy herë në muaj me Sali Berishën, regjimi tregoi se frika i ka hyrë në palcë.

Reagimi i Belind Këlliçit:

I paska marrë malli për Berishën!!! Në një vendim krejtësisht absurd dhe tërësisht politik, sot Gjykata e Apelit të Posaçëm, vendosi të thërrasë dy herë në muaj Kryetarin e Opozitës dhe PD, Prof. Dr. Sali Berishën! Vendimi për detyrim paraqitje dy herë në muaj në këtë fazë të procesit, kur hetimet kanë përfunduar, është afërmendsh një qokë politike për Narkoshtetin e parë në Europë!


Regjimi në fakt nuk mund të jepte sërish vendim për arrest shtëpie pasi do ishte diskretitim, por edhe pa asnjë masë nuk mund ta linin Doktorin, pasi do ishte thjesht degjenerim! Megjithatë, me vendimin e sotëm për tu çmallur dy herë në muaj me Sali Berishën, regjimi tregoi se frika i ka hyrë në palcë! Nuk do jetë e vonë dita, kur Sali Berisha dhe PD ta fitojë bindshëm edhe këtë betejë.

"PD do ta fitojë bindshëm edhe këtë betejë,"

berisha kellici

Sondazh

Poll