Politike

Apeli i GJKKO vendosi ‘detyrim paraqitje’ për Berishën/ "Vendim absurd", Gjekmarkaj: Fitimi i betejave për kreun e PD, çështje kohe

Gjekmarakaj i ka konsideruar betejat e kryedemokratit një sfidë për të cilën shqiptarët do të dinë t'i japin përgjigjë më 11 Maj.

3 Janar 2025, 13:45 Nga ZH.LL
Apeli i GJKKO vendosi ‘detyrim paraqitje’ për Berishën/
Gjekmarkaj-Berisha

TIRANË- Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, e ka cilësuar vendim absurd caktimin e masës "detyrim paraqitje" për Sali Berishën. Përmes një postimi në "Facebook", Gjekmarkaj është shprehur se kjo është një tjetër përpjekje për tu bërë krah me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme. 

Gjekmarakaj i ka konsideruar betejat e kryedemokratit një sfidë për të cilën shqiptarët do të dinë t'i japin përgjigjë më 11 Maj. Më tej, ai është shprehur se fitimi i betejave për Berishën është thjeshtë çështje kohë.

“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!, shkruan Agron Gjekmarkaj.

Gjykata e Apelit të posaçëm rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj. 

agron gjekmarakaj sali berisha

Sondazh

Poll