Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Libofshë, përplasen dy makina, plagoset një nga shoferët

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Petovë’, në Fier. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur "kokë më kokë".

3 Janar 2025, 11:00 Nga N.F
Aksident në aksin Fier-Libofshë, përplasen dy makina, plagoset
Aksidenti

FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier-Libofshë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Petovë", në Fier. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur "kokë më kokë". Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një prej shoferëve.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, e cila e ka transportuar të plagosurin me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Në vendngjarje ndodhet edhe grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti.

aksident ne aksin fier-libofshe

Sondazh

Poll