Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për sot

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.

3 Janar 2025, 07:16 Nga M.B
Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të behen prezente nga orët e para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri – jug, më pas prekin pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e borës pritet të bëhen prezent nga orët e pasdites ku me intensitet mesatar e hera - herës në formën stuhis në Alpe, ndërsa në lartësitë mbi 700-800m reshjet borës pritet të jenë me intensitet të ulët e hera herës mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -4 deri 9°C,

në zonat e ulëta -4 deri 12 °C,

në zonat bregdetare 4 deri 15 °C.

moti

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2025, 20:42 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Foto ilustruese SHKODRA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Rus, në qytetin e Shk...