Aktualitet

Aksident në Lezhë, automjeti përplaset me motorin, ndërron jetë drejtuesi

Nga ky aksident mësohet se drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme

3 Janar 2025, 08:16 Nga M.B
Aksident në Lezhë, automjeti përplaset me motorin, ndërron
Foto ilustruese

LEZHA- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm te mbikalimi i Ishull-Lezhës, ku një automjet tip "Benz" është përplasur me një motor.

Nga ky aksident mësohet se drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 07:00, tek mbikalimi ‘Ishull- Lezhë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. N.,

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit Pavlin Ndoj, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

lezha

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2025, 20:42 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Foto ilustruese SHKODRA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Rus, në qytetin e Shk...