Aktualitet

EMRI/ Aksident në Greqi, 17-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë, humbin jetën dy adoleshentë

Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

3 Janar 2025, 09:00 Nga ZH.LL
EMRI/ Aksident në Greqi, 17-vjeçari shqiptar në gjendje të
makina

GREQI- Një 17-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa dy të rinj 16 dhe 18-vjeç kanë humbur jetën nga një aksident automobilistik në Greqi. Mësohet se shqiptari, Klajdi Pero i njohur edhe si Nikos, po lufton me jetën në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.

Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano.

Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjecari Kostantino dhe 18-vjecari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjecari shqiptar.

Në media ndërkohë është bërë apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e 17-vjecarit shqiptar.

greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2025, 20:42 M.B

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Foto ilustruese SHKODRA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Rus, në qytetin e Shk...