3 Janar 2025, 11:02
Nga M.B
Jani Alia
GREQIA- 47-vjeçari Jani Alia, i shumëkërkuar nga drejtësia dhe i dënuar me burgim të përjetshëm është arrestuar në Greqi. Mësohet se Alia fshihej në Athinë. Ndërkohë, tashmë po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
NJOFTIMI:
Policia e Shtetit
Operacion i përbashkët ndërkombëtar për kapjen e të kërkuarve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni i koduar “IN TIME” në bashkëpunim me Policinë Greke. Në Athinë kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Jani Alia, 47 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas.
Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të çuar përpara bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
JANI ALIA
Më 2023, Apeli i GJKKO-së i sekuestroi atij pasurinë, e cila dyshohet se është vendosur në mënyrë ilegale. Alia me origjinë nga Tepelena akuzohet për vrasjen më datë 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në një lokal në ish-Bllok. Shkak për vrasjen e Çiços dyshohet se ka qenë hasmëria mes rivalëve, e nisur në Greqi, kur të dy ishin në burg.
Alia kishte qenë në burg për vrasje, ndërsa Çiço për trafik droge. Policia dyshonte se shkak ka qenë fakti se Elton Çiço, gjatë një konflikti në burg në vendin fqinj, e kishte plagosur Jani Alinë. Dyshohet se konflikti kishte vijuar edhe në Shqipëri, ku Alia ishte plagosur edhe në Gjirokastër.
jani alia
Aktualitet
3 Janar 2025, 10:40
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke janë alarmuar nga arratisja e dy të burgosurve shqiptarë nga burgjet rural...
Aktualitet
3 Janar 2025, 10:29
M.B
Arrestimi
SHKODRA- 32-vjeçari Zikjan Lela është arrestuar në Shkodër pasi dyshohet se u mori nën kërcënimin ...
Aktualitet
3 Janar 2025, 09:42
ZH.LL
Gjykata e Durresit
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur "arrest me burg" për Fatjon Janina. Më datë 30 dhjetor, 39-vjeçar...
Aktualitet
3 Janar 2025, 09:00
ZH.LL
makina
GREQI- Një 17-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa dy të rinj 16 dhe 18-vjeç kanë humbur j...
Aktualitet
3 Janar 2025, 08:16
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm te mbikalimi i Ishull-Lezhës, ku një automj...
Aktualitet
3 Janar 2025, 07:31
ZH.LL
veshje-kepuce
TIRANË- Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime...
Aktualitet
3 Janar 2025, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...
Aktualitet
2 Janar 2025, 22:52
M.B
Ylljet Aliçka
TIRANA- Shkrimtari Ylljet Aliçka, autor i librave të përkthyer në 14 gjuhë të ndryshme të bot&eu...
Aktualitet
2 Janar 2025, 21:53
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VAU I DEJES- Një automjet ka shpërthyer në flakë në Vaun e Dejës. Paraprakisht dyshohet se fla...
Aktualitet
2 Janar 2025, 21:41
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Pronari i automjetit ndaj të cilit u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër, Elvis Hoxha ndodh...