Sport

Ronaldo ultimatum Al Nassr-it: rinovim deri në fund të janarit. Al Hilal në dritare...

Sipas CNN, ylli portugez nga Madeira, synon të zgjidhë situatën e kontratës së tij deri në fund të janarit.

3 Janar 2025, 09:30 Nga DOSJA

Ronaldo ultimatum Al Nassr-it: rinovim deri në fund të janarit. Al

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo dëshiron që vendimi për të ardhmen e tij të merret sa më shpejt. Sipas CNN, ylli nga Madeira synon të zgjidhë situatën e kontratës së tij deri në fund të janarit.

Kontrata e tij aktuale me Al Nassr skadon më 30 qershor dhe për të vazhduar në një klub, ku ai ka shënuar gola të shumtë, por nuk ka fituar asnjë titull zyrtar, do të kërkonte një kontratë të re milioneri. Deri tani i vetmi trofe i fituar ka qenë Kupa e Arabisë, e cila nuk ka vlerë zyrtare.

Pavarësisht 39 viteve të tij, Cristiano Ronaldo mbetet në formë të shkëlqyer. Ai është ylli i Al Nassr dhe vazhdon të përfaqësojë kombëtaren portugeze, ku shënon gola të rëndësishëm dhe shkruan faqe të reja të historisë.

Fernando Hierro, drejtori sportiv i Al Nassr, mund të jetë përgjegjës për negociatat për zgjatjen e kontratës së legjendës portugeze. Megjithatë, në Arabinë Saudite po përflitet për një interesim të mundshëm nga Al Hilal, një nga klubet kryesore në vend, veçanërisht nëse Neymar nuk rinovohet. Duhet nënvizuar se Al Hilal merr pjesë në Botërorin e Klubeve, ndryshe nga Al Nassr.

Kjo situatë i shton peshë spekulimeve për një ndryshim të mundshëm brenda peizazhit të futbollit saudit, megjithëse Cristiano Ronaldo ka të ngjarë të qëndrojë në Arabinë Saudite. Sido që të jetë, kampioni portugez synon të përcaktojë sa më shpejt të ardhmen e tij, ndoshta deri në fund të muajit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll