Sport

Lista "e zezë" e Manchester United: yjet që Rubén Amorim dëshiron të largojë…

Trajneri portugez Rubén Amorim menaxhon një listë të ‘viktimave’ të Manchester United për të ndryshuar situatën në klubin legjendar anglez.

2 Janar 2025, 10:40 Nga DOSJA

Lista "e zezë" e Manchester United: yjet që Rubén

ANGLI - Rubén Amorim, trajner i Manchester United që nga 1 nëntori 2024, që ka zëvendësuar Erik ten Hag, menaxhon një 'listë të zezë' lojtarësh, që do të largohen nga Old Trafford në përpjekje të ndryshojë serinë katastrofike të pesë humbjeve në gjashtë ndeshjet e fundit.

Burime të konsultuara nga 'calciomercato' sigurojnë se ndër të përmendurit janë disa emra. Më i dukshëm në operacionin e "pastrimit" të Manchester United është Joshua Zirzkee, i cili u zëvendësua 33 minuta në ndeshjen kundër Newcastle.

Lista "e zezë" e Manchester United: yjet që Rubén

Emrat e tjerë që publikon Matteo Palmisano janë Casemiro ("sipas asaj që del nga ana tjetër e Kanalit anglez, Manchester United dëshiron ta heqë qafe në janar për të kursyer pagat"), Christian Eriksen ("kontrata e tij skadon në 2025 dhe “Djajtë e Kuq” mund të përfitojnë nga merkato e dimrit si mundësia e tyre e fundit për të fituar para").

Ndërkohë, në listë është dhe Victor Lindelof ("ata do të kërkojnë një zgjidhje në janar për të provuar të mbledhin diçka dhe të shmangin humbjen e tij në një transferim të lirë" dhe Antony ( “Ai është jashtë projektit dhe "Menaxhmenti do të kërkojë një zgjidhje për të rikuperuar, pjesërisht, 95 milionët që pagoi për të në 2022").

Në Angli raportohet se Amorim ka shpallur tashmë të transferueshëm Casemiron, Marcus Rashford dhe Cristian Eriksen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll