Aktualitet

Toyota Yaris/ SPAK dorëzon dosjen në GJKKO. Pritet të nis gjykimi për ish-kryeprokurorin Zarka dhe 3 zyrtarët e tjerë

Ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka është ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale "korrupsion" dhe “ushtrimi ndikimi të paligjshëm”.  

2 Janar 2025, 11:52 Nga I.A

Toyota Yaris/ SPAK dorëzon dosjen në GJKKO. Pritet të nis gjykimi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar zyrtarisht dosjen e "Toyota Yaris"në Gjykatën e Posaçme për gjykim. Ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka është ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale "korrupsion" dhe “ushtrimi ndikimi të paligjshëm”.  

Zyrtarja Erjona Daupaj akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe zbulim të akteve sekrete. Radovan Çela akuzohet për korrupsion aktiv dhe ushtrimi ndikimi të paligjshëm, ndërsa Astrit Vlasi është vënë nën akuzë për korrupsion aktiv. Bëhet me dije se avokatët e tyre mund të kundërshtojnë akuzat brenda një afati kohor prej 10 ditësh, ndërsa pritet vendimi i GJKKO-së për kalimin e çështjes për gjykim.

GJKKO më 31 korrik la në burg-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, pasi akuzohet  për ndërhyrje të paligjshme dhe ndikim te gjyqtarët e prokurorët për 8 çështje gjyqësore. Bashkë me Zarkën u lëshuan tre urdhërarreste për magjistraten Erjona Dautaj, avokatin Radovan Çela si dhe shtetasin Astrit Vladi, të cilët nuk u ekzekutuan pasi të tre ndodhen jashtë shtetit. Sipas SPAK, Zarka merrte para për të ndikuar te prokurorët dhe gjyqtarët e çështjeve penale. Kryeprokurori ka ndikuar në katër raste për lehtësim të hetimeve të dosjes "Toyota Yaris", që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar, për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

gjkko toyota yaris aurel zarka

Sondazh

Poll