Aktualitet

EMRI/ Sherr në një lokal në Greqi, 27-vjeçari shqiptar vret me thikë një person! I riu me origjinë shqiptare punonte roje nate

Shqipari bashkë me një mik të tij, janë përballur fizikisht me grupin e personave me origjinë greke.

1 Janar 2025, 19:28 Nga ZH.LL
EMRI/ Sherr në një lokal në Greqi, 27-vjeçari shqiptar
viktima

GREQI- Një shqiptar 27-vjeçar është përfshirë në një sherr në një lokal në Seres të Greqisë, duke lënë të vdekur një person. Mësohet se shqiptari, Liridon Hoxha, punonte roje lokali nate, i cili është konfliktuar me 3 grekë. 

Shqipari bashkë me një mik të tij, janë përballur fizikisht me grupin e personave me origjinë greke. Mësohet se Hoxha nxori një thikë ushtarake dhe goditi viktimën 4 herë duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Sipas informacioneve, fillimisht viktima me origjinë greke me iniciale Nj. L., 34-vjec, u ndalua në një lokal nate pasi sipas rojeve të sigurisë, ishte i dehur. 

Nërkohë lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar Hoxhën dhe mikun e tij. Ky i fundit i përfshirë në sherr, ka goditur 6 herë në ajër me armë. Në kërkim u shpallën dy shtetasit e tjerë grekë që ndodheshin me viktimën në kohën që sulmuan mbi Hoxhën dhe mikun e tij grek. Hetimet janë marrë në dorë nga departamenti i krimeve të Seresit. Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

greqi liridon hoxha

Sondazh

Poll