Aktualitet

Përgjaket viti i ri në Greqi/ Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar, i mituri në gjendje kritike për jetën

I mituri rom me kombësi shqiptare është plagosur në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin Thriasios në Elefsinë.

1 Janar 2025, 11:07 Nga I.A
Përgjaket viti i ri në Greqi/ Plagoset me armë zjarri
Spitali

GREQI- Një 15-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Greqi. Protothema shkruan se i mituri rom me kombësi shqiptare është plagosur në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin Thriasios në Elefsinë.

Siç është bërë e ditur nga Policia, i mituri është gjetur në rrugë nga një 44-vjeçar që po lëvizte me makinë. I mituri i plagosur është pranuar menjëherë në sallën e operacionit, i është nënshtruar një ndërhyrje dhe po trajtohet në Reanimacion.

Hetimet paraprake për ngjarjen e përgjakshme po kryhen nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës Perëndimore.

plagoset shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2024, 17:10 I.A

Ja si të humbni kilogramët e festave

Fillimisht filloni të hani një mëngjes “të mirë” ku nuk do të përfshihet brumrat. Zgjidhni karbohidrate t&...