Aktualitet

Festa e ndërrimit të viteve, 20-vjeçari plagoset nga një plumb qorr në këmbë

Të lënduarit kanë marrë mjekim dhe më pas janë larguar për në banesën e tyre. 

1 Janar 2025, 12:51 Nga I.A
Festa e ndërrimit të viteve, 20-vjeçari plagoset nga një
Policia

TIRANË- 16 persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore gjatë natës së ndërrimit të viteve në Tiranë. Ndërkohë që një 20-vjeçar është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi është dëmtuar në këmbë me plumb qorr. Të lënduarit kanë marrë mjekim dhe më pas janë larguar për në banesën e tyre. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve, janë paraqitur në spital për mjekim dyshohet të dëmtuar nga lëndët piroteknike 16 shtetas, ndërsa shtetasi K.R, 20 vjeç, është dëmtuar lehtë në këmbë në oborrin e banesës,në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi. Të lënduarit nga lëndët piroteknike pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë.

viti i ri 2025

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2024, 17:10 I.A

Ja si të humbni kilogramët e festave

Fillimisht filloni të hani një mëngjes “të mirë” ku nuk do të përfshihet brumrat. Zgjidhni karbohidrate t&...