Aktualitet

DETAJE/ Mbetën të plagosur babë e bir, ja si nisi sherri mes fqinjëve

Nga informacionet paraprake mësohet se autori 34-vjecar njihet si person problematik në zonë

1 Janar 2025, 17:30 Nga ZH.LL

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar rrreth ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Mësohet se autori i ngjarjes, Kristjan Thaçi, është konfliktuar fillimisht me dy fqinjët e tij e më pas i ka goditur me sende të forta. 

Nga informacionet paraprake mësohet se autori 34-vjecar njihet si person problematik në zonë. Ndërkohë, bëhet me dije se Thaçi është ankuar për dy të lënduarit babë e bir, po bënin zhurmë në pallat. 

Si pas bluve, autori është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy të lënduarit, Arben Miha 60-vjec dhe Marjo Miha 21-vjec, janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. 

 

 

tirane sherr mes fqinjeve

Sondazh

Poll