Aktualitet

Sherr me thika në Tiranë, plagosen komshinjtë! Policia në kërkim të autorit

Mësohet se babë e bir, A. N. dhe M. N., ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

1 Janar 2025, 16:56 Nga ZH.LL

Sherr me thika në Tiranë, plagosen komshinjtë! Policia në

TIRANË- Një sherr mes komshinjëve ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Sipas policisë, mësohet se konfliki ka ndodhur për motive të dobëta, ku 34-vjeçari me iniciale K. Th., ka goditur me mjet prerës dhe sende të forta komshiun e tij M. N. 

Mësohet se babë e bir, A. N. dhe M. N., ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia vijon kontrollet në kërkim të autorit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç,  ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane

Sondazh

Poll