Sport

Ndryshe nga UEFA, marrëdhënet e Real Madridit me FIFA-n, janë të shkëlqyera...

Nga ana e Real Madridit, lidhjet me FIFA-n po funksionojnë me kapacitet të plotë. Mjaft për të arritur marrëveshje në të gjitha nivelet.

1 Janar 2025, 02:46 Nga DOSJA

Ndryshe nga UEFA, marrëdhënet e Real Madridit me FIFA-n, janë

SPANJE - Nëse prej shumë vitesh është shpallur luftë mes UEFA-s dhe Real Madridit në sfondin e Superligës, situata është krejtësisht ndryshe kur bëhet fjalë për FIFA-n. 

Siç shpjegon Marca këtë të martë, Real Madridi dhe trupa ndërkombëtare mbajnë një marrëdhënie gjithnjë e më të frytshme, të karakterizuar nga interesa të përbashkëta dhe bashkëpunim strategjik.

Marrëdhënia mes Florentino Pérez dhe Gianni Infantino, ka lejuar një mirëkuptim më të mirë, të përforcuar nga takimet e rregullta, duke përfshirë një të fundit në Doha.

Finalja e vitit 2030 në Bernabeu?

Ky bashkëpunim ka qenë i dobishëm për klubin madrilen, veçanërisht përmes Kupës së Botës për Klube, të cilin Reali e konsideron si një vitrinë globale të imazhit të tij dhe një çështje madhore financiare.

Në vitin 2025, ky turne mund të sjellë deri në 100 milionë euro, pasi FIFA kërkon të kapërcejë fitimet e çmimeve të Champions League. Mbështetja e FIFA-s për Real Madridin është gjithashtu e dukshme përmes vendimeve vendimtare, siç është aksesi i ndeshjeve në televizion, të cilat mund të bëhen falas për spektatorët, në përgjigje të një kërkese nga klubi.

Për më tepër, marrëdhënia mes FIFA-s dhe Realit u forcua me dhënien e çmimit “The Best” për Vinícius Júnior, një fitore simbolike për klubin kundër institucioneve konkurruese si France Football dhe UEFA.

Një tjetër pikë kryesore e kësaj aleance është propozimi për ta bërë Bernabeun skenën e finales së Kupës së Botës 2030. Për të pritur këtë ngjarje prestigjioze, nevojiten përmirësime, por FIFA është e gatshme të rregullojë kërkesat e saj, duke favorizuar kështu këtë bashkëpunim. Një marrëveshje mes dy gjigantëve të futbollit, ku natyrisht përfitojnë madrilènët...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Dhjetor 2024, 16:07

Endrick e mbyll vitin me frikë…

SPANJE - Endrick frikësoi në stërvitjen me dyer të hapura që Real Madrid zhvilloi në Di Stéfano. Braziliani p&e...