Sport

Ja filozofia e Conceiçãos, trajnerit të ri të Milanit: "Për mua, futbolli është i thjeshtë, duhet të shënosh dhe të mos pësosh!"...

Trajneri i ri i Milanit, Sérgio Conceição, ka treguar për stilin e lojës që dëshiron të imponojë

31 Dhjetor 2024, 17:53 Nga DOSJA

Ja filozofia e Conceiçãos, trajnerit të ri të Milanit:

ITALI - Sérgio Conceição është prezantuar këtë të martë, ditën e fundit të vitit, si trajneri i ri i Milanit, në krah të drejtorit Zlatan Ibrahimovic. Ai ka folur edhe për atë që ka ndërmend të 'korrigjojë' në skuadër.

Fonseca kërkoi të luante një lojë dominuese, po Sérgio?

“Mbërrij me bindjet e mia për sa i përket punës dhe taktikave. Për mua nuk ka rëndësi sistemi, por dinamika në fushë. Pastaj ka një strategji, një bazë, punë mbi parimet që ekipi duhet të kuptojë. Loja dominuese? Për mua futbolli është i thjeshtë, shumë i thjeshtë. Ka një objektiv duhet të shënosh gola dhe të mos pësosh. Nëse e arrin këtë atëherë loja dominuese do të thotë diçka tjetër, për mua do të thotë të arrish rezultate. Zotërimi i topit, tiki-taka… për mua, tiki-taka është zotërimi i topit”.

Conceição i bashkohet Milanit në vendin e 8-të. A është e mundur të arrish vendin e katërt (vendi i fundit në Champions League)?

“Ka shumë punë për të bërë, kemi shumë lojtarë të rëndësishëm. Me ato në dispozicion, ne do të luftojmë për të fituar. Unë jam një person që fle pak, që më pëlqen të di çdo detaj, të gjithë janë të rëndësishëm, nga kopshtari te presidenti. Ne duam të përshpejtojmë procesin për të arritur shpejt mirëkuptimin e ndërsjellë, sepse koha është e shkurtër”.

Çfarë lloj trajneri do të jeni?

“Më pëlqen të merrem me të gjitha fushat. Sot fola me dietologun, përpiqem të ndërveproj shpesh me mjekët dhe fizioterapistët për rikuperimin e lojtarëve. Të gjithë duhet të vozisim në të njëjtin drejtim. Ne duhet të jemi në “Top 4” e kampionatit, kemi një titull për të konkurruar tani për tani dhe do të shohim se si do të shkojnë gjërat në Champions League”.

A keni folur me Rafael Leão dhe Théo Hernández, të cilët u hoqën nga Fonseca?

“Për mua, lojtarët janë të gjithë të njëjtë, ata varen nga ajo që bëjnë në stërvitje, nga 17 deri në 34 vjeç. Maksimumi është maksimum, jo ajo që mund të mendojnë të gjithë. Për mua nuk ka dallim. Ata e dinë që fjalimi është i njëjtë për të gjithë dhe se kërkesat janë të njëjta për të gjithë. Sigurisht, me Leaon, fjalimi im do të jetë ndryshe, se me një tjetër, sepse ata janë personalitete të ndryshme. Më pëlqen të kuptoj historinë e kujtdo që kam në dispozicion: flas me nënën, babain, vëllain... Ndonjëherë ka histori pas që justifikojnë shumë gjëra.”

Tregu do të hapet, keni folur tashmë për atë që i duhet ekipit?

“Jo, sepse para së gjithash dua të njoh lojtarët. Jo vetëm ata në ekipin kryesor, por edhe ata në formacion. Së pari, dua t'i njoh më mirë dhe më pas mund të shohim se ku të ndërhyjmë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Dhjetor 2024, 16:07

Endrick e mbyll vitin me frikë…

SPANJE - Endrick frikësoi në stërvitjen me dyer të hapura që Real Madrid zhvilloi në Di Stéfano. Braziliani p&e...