Sport

Sportingu i dhuron sulmuesit të saj Viktor Gyökeres, një fanelë me numrin ‘62’...

Sulmuesi suedez mbyll vitin 2024 si golashënuesi më i mirë i vitit

31 Dhjetor 2024, 17:30 Nga DOSJA

Sportingu i dhuron sulmuesit të saj Viktor Gyökeres, një

PORTUGALI - Viktor Gyökeres mbyll vitin 2024 si golashënuesi më i mirë i vitit 2024... 

Si i tillë, bashkëlojtarët e tij te Sporting i ofruan sulmuesit suedez një fanelë me numrin 62 në shpinë, çka nënkupton numrin e golave ​​që ai shënoi këtë vit kalendarik.

“Fanela jonë me numër ‘9’, mori fanelën me numrin ‘62’ nga bashkëlojtarët e tij”, lexohet në rrjetet sociale të Sportingut.

Sporting bëri një postim në rrjetet sociale, duke theksuar arritjen e Viktor Gyökeres, i cili mbyll vitin 2024 si golashënuesi më i mirë i vitit.

Mes klubit dhe kombëtares së vendit të tij, sulmuesi 26-vjeçar suedez shënoi 62 gola në 63 ndeshje, që është mesatarisht pothuajse një gol për lojë.

Pas Gyökeres janë Erling Haaland (49), Harry Kane (46) dhe Cristiano Ronaldo, i cili ka 43 për Al Nassr dhe Portugalinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sporting CP ???? (@sportingcp)

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Dhjetor 2024, 16:07

Endrick e mbyll vitin me frikë…

SPANJE - Endrick frikësoi në stërvitjen me dyer të hapura që Real Madrid zhvilloi në Di Stéfano. Braziliani p&e...