Sport

Pas tri javësh, si pasojë e një aksidenti me makinë, sulmuesi West Ham del nga spitali!

Sulmuesi i West Ham, Michail Antonio ka dalë nga spitali, pas një qëndrimi më shumë se tre javë, pasi pësoi një thyerje të këmbës në një aksident automobilistik.

31 Dhjetor 2024, 16:28 Nga DOSJA

Pas tri javësh, si pasojë e një aksidenti me makinë,

ANGLI - Michail Antonio pësoi një aksident të rëndë automobilistik më 7 dhjetor, që e detyroi të operohej për një frakturë në ekstremitetin e poshtëm. Pas një qëndrimi mëse tre javë, ai tashmë ka dalë nga spitali.

Sulmuesi 34-vjeçar i West Ham, një ndërkombëtar xhamajkan dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të West Ham në Premier League, me 68 gola në 268 paraqitje në ligë, u desh të lirohej nga makina e tij, pasi u bllokua gjatë incidentit në Epping Essex, dhe u dërgua në një spital qendror të Londrës në një gjendje kritike. 

Rikthimi i tij në fushat e lojës nuk dihet, por është e qartë se do të jetë për një afat shumë të gjatë. Tani lajmi i madh është se ai tani ka dalë nga spitali pas më shumë se tre javë, pasi pësoi një thyerje të këmbës në një aksident me makinë.

Në sezonin aktual, Michail Antonio kishte luajtur 14 ndeshje në Premier League, duke shënuar një gol dhe duke qenë pjesë e skemave të Julen Lopeteguit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Dhjetor 2024, 16:07

Endrick e mbyll vitin me frikë…

SPANJE - Endrick frikësoi në stërvitjen me dyer të hapura që Real Madrid zhvilloi në Di Stéfano. Braziliani p&e...