Sport

Një legjendë e futbollit anglez 'bekon' kalimin e Alexander-Arnold në Madrid...

Gary Lineker ka folur për të ardhmen e lojtarit të Liverpoolit, i kërkuar nga bardhezinjtë për sezonin e ardhshëm

31 Dhjetor 2024, 16:44 Nga DOSJA

Një legjendë e futbollit anglez 'bekon' kalimin e

ANGLI - Trent Alexander-Arnold përfundon kontratën me Liverpoolin më 30 qershor 2025 dhe duke filluar nga nesër, ai do të mund të negociojë me çdo klub, natyrisht edhe me Real Madridin, si kandidatin kryesor për të marrë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi 26-vjeçar i Liverpoolit është objektivi kryesor i klubit të bardhë për të përforcuar krahun e djathtë dhe tashmë ka pasur një sërë kontaktesh që mund të përshpejtohen sapo të fillojë viti 2025.

E ardhmja e ndërkombëtarit anglez është një çështje debati në Ishullin Britanik dhe i fundit që ka komentuar situatën e tij është Gary Lineker, legjenda e futbollit anglez në vitet 1980. “Zakonisht kanë të drejtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Real Madridin, më duket se ka shumë kuptim: kështu ka bërë biznes së fundmi Real Madridi”,- tha ish-sulmuesi, një nga zërat më autoritativë dhe më të dëgjuar në Angli.

"Si mund t'i thuash jo Real Madridit? Pavarësisht se sa e fortë, e fuqishme dhe e pasur është Premier League, të mëdhenjtë në botë vazhdojnë të shkojnë te Barça dhe Real Madridi. Përjashtimi i vetëm në vitet e fundit është Haaland. Përveç tij, të tjerët shkojnë atje”,- shpjegoi ai në podkastin ‘The Best is Football’. 

"Real Madridi është një sfidë e re për Trentin. Ai do të jetë i jashtëzakonshëm te Real Madrid, një sukses i madh. Publiku do ta dojë atë dhe do ta vlerësojë cilësinë e pasimeve të tij. Tani ai është në kulmin e karrierës së tij",- shtoi Gary Lineker, një ish-lojtar i Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Dhjetor 2024, 16:07

Endrick e mbyll vitin me frikë…

SPANJE - Endrick frikësoi në stërvitjen me dyer të hapura që Real Madrid zhvilloi në Di Stéfano. Braziliani p&e...