Aktualitet

Arratisja e dy të arrestuarve në Elbasan, reagon policia: U larguan me vrap pasi zbritën nga makina e shërbimit!

Policia bën me dije se dy të arrestuarit pasi i kanë zbritur nga automjeti me qëllim kryerjen e procedurave ku më pas ata kanë mundur të largohen me vrap.

31 Dhjetor 2024, 16:43 Nga N.F
Arratisja e dy të arrestuarve në Elbasan, reagon policia: U larguan me
Foto ilustruese

ELBASAN- Dy të arrestuar kanë arritur të arratisen nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia. Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se mesditën e sotme vuri në pranga një 29-vjeçar dhe një 33-vjeçar për vjedhje. 

Policia bën me dije se dy të arrestuarit pasi i kanë zbritur nga automjeti me qëllim kryerjen e procedurave ku më pas ata kanë mundur të largohen me vrap. Më tej bëhet me dije se pas ngjarjes është bërë e mundur kapja e 29-vjeçarit ndërsa janë në kërkim të 33-vjeçarit.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/ Mesditën e sotme, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale "Vjedhja", pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.

Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L.. Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.

policia arratisja e dy personave ne elbasan

Sondazh

Poll