Aktualitet

Vjedhje, dhunë në familje dhe shkaktim aksidenti, arrestohen 4 persona në Tiranë, procedohen edhe dy të tjerë

Policia bën me dije se një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se më datë 29 dhjetor ka vjedhur një shumë parash në një banesë dhe disa materiale ndërtimi në një garazh.

31 Dhjetor 2024, 12:34 Nga N.F
Vjedhje, dhunë në familje dhe shkaktim aksidenti, arrestohen 4 persona
Foto

TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga së fundmi në të Tiranë. Policia bën me dije se një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se më datë 29 dhjetor ka vjedhur një shumë parash në një banesë dhe disa materiale ndërtimi në një garazh.

Më tej bëhet me dije se i arrestuari tjetër është një 52-vjeçar. Ai është vënë në pranga pasi është konfliktuar verbalisht me gruan e tij për motive të dobëta. Më pas bashkëshortja është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Një 24-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ndërkohë një 23-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë/ Stacioni i Policisë Farkë kapi dhe ndaloi shtetasin B. M., 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 29.12.2024, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. N. dhe disa materiale ndërtimi në garazhin e shtetasit A. M.

Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasit: L. N., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në banesë, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, shtetasen Xh. N., 43 vjeçe, e cila pas konfliktit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

M. K., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit: F. D., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

A. M., 23 vjeç, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale. Më datë 30.12.2024, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. M., 29 dhe A. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën si korrier të një poste. Pasi dorëzonin pakot e porositura nga klientët, ata merrnin paratë por nuk i arkëtonin pranë arkës së subjektit, duke përdorur metoda të ndryshme që të mos identifikoheshin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestohen 4 persona ne tiraane

Sondazh

Poll