Aktualitet

U arratisën nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, kapet një prej të arratisurve, personi tjetër në kërkim

Dy të arrestuarit mësohet se janë vënë në pranga pasi kanë grabitur me dhunë një tabakino.

31 Dhjetor 2024, 16:06 Nga N.F
U arratisën nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, kapet një
Foto ilustruese

ELBASAN- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me arratisjen e dy të arrestuarve në Elbasan. Dy të arrestuarit mësohet se janë vënë në pranga pasi kanë grabitur me dhunë një tabakino.

Gjithashtu raportohet se njëri prej të arratisurve është kapur nga policia ndërsa personi tjetër është në arrati. Weblajm raportoi se dy kontigjentët e krimit ishin arrestuar prej disa orësh. Mësohet se ka 30 minuta që dy të arrestuarit janë arratisur. 

Policia është vënë në kërkim, teksa po punohet për kapjen e tyre. Dosja.al ka kontaktuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

arratisje e dy te arrestuarve ne elbasan

Sondazh

Poll