Aktualitet

Godina e Drejtorisë së Policisë po riparohet, a i favorizoi rikostruksioni dy të arratisurit në Elbasan?

Disa minuta pas arratisjes është bërë ë mundur kapja e njërit prej tyre ndërsa tjetri është ende në arrati. Ndërkohë raportohet se godina e Drejtoria e Policisë së Elbasanit po rikostruktohet nga kompania e Bujar Shegës, person i cili rezulton në Dosjen e Elbasanit.

31 Dhjetor 2024, 16:18 Nga N.F
Godina e Drejtorisë së Policisë po riparohet, a i favorizoi
Foto

ELBASAN- Dy të arrestuar ditën e sotme kanë arritur të largohen nga "duart" e policëve në Elbasan. Të arrestuarit arritën të arratiseshin nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit pas disa orësh që ishin vënë në pranga për vjedhjen e një tabakinoje. Disa minuta pas arratisjes është bërë ë mundur kapja e njërit prej tyre ndërsa tjetri është ende në arrati.

Ndërkohë raportohet se godina e Drejtoria e Policisë së Elbasanit po rikostruktohet nga kompania e Bujar Shegës, person i cili rezulton në Dosjen e Elbasanit. Duke qenë se godina është duke u rikontruktuar dy të arrestuarit mund të kenë përfituar nga punimet e papërfunduara dhe "dyert e dobëta" në godinë dhe kanë arritur të largohen. Nuk është e sigurt nëse ata kanë përfituar nga rikontruksioni por patjetër lind pyetja a i favorizoi rikostruksioni ata?

Bujar alias Marsel Shega është një nga personat për të cilët është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg” pas operacionit të SPAK në Elbasan në nëntor të këtij viti. Biznesmenit iu vunë prangat në Milano të Italisë. Shega, administrator i dy kompanive "Viola Green" dhe "Wonder Green", dyshohet se pastronte para për grupet kriminale. Sipas raportimeve, kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë. Shega, është i njohur për lidhje me trafikun e drogës me Suel Çelën.

Nga një investigim i"Ina Media" është zbuluar lidhja e Bujar Shegës me një tjetër biznesmen të njohur në Elbasan, Nazif Bajrami, i hetuar për lidhje me trafikun e drogës. Investigimi zbuloi një tender të dyshimtë të kompanisë “Bajrami SHPK”, me pronar Nazif Bajramin, që kishte lidhje me Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”. Për këtë tender ka të dhëna se është kërcënuar administratori. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i Godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike”, me fond limit 738 milionë lekë, të zhvilluar më 31 janar 2024. Administratori i universitetit është kërcënuar nga Bujar (Marsel) Shega, që tenderi të fitohej nga miku i tij, Bajrami.

arratisen dy te arrestuar ne elbasan

Sondazh

Poll