Aktualitet

VIDEO-SKANDAL/ Grushte dhe shuplaka në kokë, 3 efektivë dhunojnë të miturin që u kap me pistoletë në Tiranë

Pamjet nga ky sherr janë publikuar nga mediat nga ku mësohet po ashtu momentet e dhunës ndaj të miturit janë regjistruar kur ai po shoqërohej pasi qarkullonte me armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti) me vete.

30 Dhjetor 2024, 16:15 Nga M.B
VIDEO-SKANDAL/ Grushte dhe shuplaka në kokë, 3 efektivë
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Rasti i një konfrontimi fizik mes efektivëve të komisariatit nr.6 në kryeqytet dhe një 15-vjeçari me inicialet A. K. Pamjet nga ky sherr janë publikuar nga mediat nga ku mësohet po ashtu momentet e dhunës ndaj të miturit janë regjistruar kur ai po shoqërohej pasi qarkullonte me armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti) me vete.

Mësohet se arrestimi i të miturit ka ndodhur ditën e djeshme, pavarësisht se Policia e njoftoi sot, por ajo që vihet re është dhuna e ushtruar nga efektivët kundrejt të miturit. Në pamje e publikuara nga JOQ shihet qartë se si policët e godasin me grushta dhe shpulla në kokë të miturin, ndërkohë që ai ulet për t’u mbrojtur.

 

tirana policia

Sondazh

Poll