Aktualitet

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas/ Makina përbyset në rrugë, tentoi të parakalonte me shpejtësi një mjet, plagosen dy persona

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”.

30 Dhjetor 2024, 11:35 Nga N.F
Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas/ Makina përbyset në
Foto ilustruese

LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”.

Shkak i aksidentit dyshohet se ishte shpejtësia gjatë tentativës për të parakaluar një automjet. Makina ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Drejtuesi i automjet dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur.

aksident në aksin librazhd-përrenjas

Sondazh

Poll