Aktualitet

Shtrohet në spital Kryepeshkopi Janullatos, Kisha Ortodokse: Gjendja e tij është e qëndrueshme

Janullatos është shtruar si shkak i një virozë sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.

30 Dhjetor 2024, 14:04 Nga I.A
Shtrohet në spital Kryepeshkopi Janullatos, Kisha Ortodokse: Gjendja e tij
Anastas Janullatos

TIRANË- Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, është shtruar në sot në një spital privat në kryeqytet. Mësohet se Janullatos është shtruar si shkak i një virozë sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve. Ndërkohë që bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme.

Njoftimi i Plotë:

Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spitalin "Hygeia" të Tiranës pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët, të cilët po kujdesen për të, janë optimistë.

anastas janullatos

Sondazh

Poll