Politike

Berisha: Narkomazhoranca po shkon drejt një shkërmoqje të plotë! Me 11 maj nuk dihet nëse do ketë nam apo nishan

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se viti 2024 ishte viti në të cilin shqiptarët u larguan masivisht nga Shqipëria dhe numri i shqiptarëve në BE arriti në total në 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Ai shtoi se në këtë vit varfëria u thellua me kate, kurse pasurimi i qeveritarëve u shtua me pallate.

30 Dhjetor 2024, 12:26 Nga N.F
Berisha: Narkomazhoranca po shkon drejt një shkërmoqje të
Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se viti 2024 ishte viti në të cilin shqiptarët u larguan masivisht nga Shqipëria dhe numri i shqiptarëve në BE arriti në total në 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Ai shtoi se në këtë vit varfëria u thellua me kate, kurse pasurimi i qeveritarëve u shtua me pallate.

Berisha shtoi se opozita ecën e sigurt drejt 11 majit në një fitore të vërtetë. Sipas tij narkomazhoranca po shkon drejt një shkërmoqje të plotë dhe me 11 maj nuk dihet nëse do ketë nam apo nishan. 

Fjala e Berishës:

Ky ishte viti në të cilin shqiptarët u larguan masivisht nga Shqipëria dhe numri i shqiptarëve në BE arriti në total nga viti 2014 gjer sot në 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Viti, në të cilin varfëria u thellua me kate, kurse pasurimi i qeveritarëve u shtua me pallate. Pra, ky ishte viti në të cilin po të ktheni sytë mbrapa, përveç pllakave të shtruara në disa sheshe të qytetit dhe një ure të përfunduar nga privatët në Kukës, nuk shihni një vepër publike të përfunduar.


Vazhdon vjedhja e parave në tunelin e Llogarasë, vazhdojnë punimet në bajpasin e Vlorës, vazhdon tërkuza te tuneli i Murrizit, është zhdukur rruga Qukës-Qafë Pllocë, pra nuk ka një vepër në 12 vite. Janë shpenzuar 57 miliardë euro buxhetet së bashku dhe urdhëroni se ku janë, që të gjitha të shndërruara në pasuri. Por, natyrisht damkosja dhe vërtetimi i vjedhjeve monstruoze të Erion Veliajt janë dhe këto një zhvillim madhor për vitin.


Hapja e negociatave 4 vite pas marrjes së vendimit, unik në botë, shkuarja tek kapitujt është tërësisht për arsye gjeostrategjike pasi Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për kapitujt dhe negociatat. Pak a shumë, se mund ta shohësh në shumë këndvështrime këtë, mund t’i quajmë këto zhvillime për opozitën, e sollën në prag të fitores dhe opozita ecën e sigurt drejt 11 majit në një fitore të vërtetë. Pseudomazhoranca apo narkomazhoranca po shkon drejt një shkërmoqje të plotë dhe me 11 maj nuk dihet nëse do ketë nam apo nishan. E mbyll këtë ekspoze të shkurtër për viti me një urim të përzemërt për të gjithë shqiptarët që ndjekin këtë konferencë dhe një fitore e cila nuk do jetë vetëm fitore e opozitës, por do jetë e mbarë shqiptarëve më 11 maj të vitit 2025.

berisha zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll