Sport

Capello: "Përshtatja te Real Madrid nuk është e lehtë, kam parë lojtarë të frikësuar"

Italiani mbrojti Mbappen dhe Ancelottin: "Njerëzit nuk kanë durim"

27 Dhjetor 2024, 20:23 Nga DOSJA

Capello: "Përshtatja te Real Madrid nuk është e lehtë,

EMIRATET ARABE - Fabio Capello drejtoi Real Madridin për dy sezone dhe fitoi dy La Liga. Nuk ka njeri më të mirë se ai që të analizojë aftësinë për të performuar menjëherë te klubi i bardhë.

"Përshtatja me një ekip të madh si Real Madridi është e vështirë. Unë kam parë lojtarë ndërkombëtarë që mbërritën atje dhe kishin frikë,"- komentoi ai nga tapeti i kuq në Globe Soccer Awards, në lidhje me muajt e parë të uljeve dhe ngritjeve të Kylian Mbappe.

Mbappe ka pasur probleme jashtë fushës, jo në futboll, por më duket se ai ka shumë forcë dhe shumë klas. Ai është një lojtar i një niveli tjetër thotë troç, duke e krahasuar procesin e përshtatjes me atë të tij. Platinis te Juventusi, gjithashtu "u deshën gjashtë muaj për të treguar nivelin e tij më të mirë."

Për Capellon, 'problemi' i bashkatdhetarit të tij Carlo Ancelotti, nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak, se "ka fituar shumë trofe".

"Ata (gaezetarët) mendojnë se ai duhet të marrë rezultate menjëherë. Kur ai fiton, ai kritikohet sepse fiton me stilin italian dhe kur ai luan më shumë në sulm... sepse ai nuk mbrohet sa duhet”,- tha ai duke bërë shaka para mikrofonit Marcas, para galasë së madhe të futbollit të mbajtur në Dubai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll